Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet italiane, ka finalizuar operacionin e koduar “Para drejtësisë”, duke lokalizuar dhe arrestuar në Itali shtetasin Klajdi Merkaj, 35 vjeç, i kërkuar nga SPAK.
Ky individ ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas caktimit të masës së sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Arrestimi i K. M. erdhi si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe partnerëve në Itali. Interpol Tirana vazhdon të bashkëpunojë me Interpol Romën për të realizuar ekstradimin e tij në Shqipëri.