• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E KAMUFLUAR SI “CALL CENTER”/ Si u zbulua baza e falsifikimit të pasaportave. Nga informacionet operative tek infiltrimi i agjentit…
Home
Aktualitet
Kronikë

E KAMUFLUAR SI “CALL CENTER”/ Si u zbulua baza e falsifikimit të pasaportave. Nga informacionet operative tek infiltrimi i agjentit…

17 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Baza e falsifikimit të pasaportave për tri shtete europiane, si dhe të dokumenteve të tjera, ishte maskuar si “call center”.

Vendi ku prodhoheshin dokumente false, kryesisht për emigrantë por edhe për qytetarë shqiptarë që duan të marrin pasaporta të huaja, u godit të enjten e javës së shkuar, pas një operacioni të koduar “Identiteti”, ku përfunduan në pranga katër persona.

Hetimet për goditjen e veprimtarisë së paligjshme zgjatën përreth tre muaj nga ana e Prokurorisë së Lezhës. Sipas burimeve, rrjeti i falsifikatoreve ishte vënë nën përgjim, si dhe u përdor një agjent i infiltruar për të zbuluar veprimtarinë kriminale të tyre.

Procedimi penal nisi nga Prokuroria e Lezhës, pasi kishte informacione se ata e zhvillonin veprimtarinë në këtë qytet, por gjatë operacionit, u provua se baza e falsifikimit të dokumenteve ishte brenda një “call center”-i në Tiranë, ndërsa asnjë nga personat e përfshirë nuk rezulton të jetë nga Lezha.

AGJENTI I INFILTRUAR

Pasditen e së shtunës, 4 të ndaluarit u njohën me masat e sigurisë, por Gjykata e Lezhës vendosi që vetëm njëri prej tyre të qëndrojë në burg. Pasi dëgjoi palët, gjykata e cilësoi të ligjshëm ndalimin e tyre dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Pertef Musabellin, ndërsa gardisti Henri Haxhiraj dhe dy personat e tjerë, Arjan Refugjati e Erigesji Moriga, janë lënë me masën “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore.

Gjithashtu, duke qenë se ngjarja është zhvilluar në Tiranë, Gjykata e Lezhës shpalli moskompetencë, duke ia kaluar çështjen për veprime të mëtejshme Prokurorisë dhe Gjykatës së Tiranës.

Deri në këtë fazë hetimesh rezulton se koka e grupit ishte Pertef Musabelli, ndaj të cilit u vendos edhe masa e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërsa gardisti Henri Haxhiraj dhe personat e tjerë dyshohet se kishin rolin e ndërmjetësit.

Në momentin e ndalimit, gardisti Henri Haxhiraj shoqëronte kokën e grupit, Pertef Musabellin, dhe së bashku kishin udhëtuar drejt Lezhës, ku do të dorëzonin dokumente të porositura nga agjenti i infiltruar.

Hetimet në lidhje me rastin tashmë do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, ndërsa ka dyshime të forta që persona të tjerë brenda “call center”-it të jenë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Laboratorët shërbenin për falsifikimin dokumenteve të identifikimit me shtetësi të huaja, përkatësisht bullgare dhe spanjolle, kundrejt shumave nga 500-300 mijë euro.

Gjatë kontrolleve të ushtruara u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: pasaporta dhe karta identiteti bullgare, karta identiteti spanjolle, pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi italiane, fotokopje dokumentesh të huaja e shqiptare, pasaporta shqiptare, certifikata, 11 njësi kompjuterike, karta bankash, laptopë, USB që përmbanin të dhëna personale të disa shtetasve të huaj të mashtruar nga shtetasit e lartpërmendur.

Policia ra në gjurmët e kësaj veprimtarie rreth 3 muaj më parë, nga një tentativë e dështuar për kalimin e kufirit me dokumente false dhe një indicie nga një person që ishte mashtruar. Gjatë kësaj kohe, hetuesit kanë mbledhur prova dhe të enjten e javës së shkuar finalizuan operacionin “Identiteti”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROFIL/ Kush është Dimitar Kovaçevski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut
Previous article PAMJET/ Erdogan pritet të mbërrijë në Rinas, qytetarët e presin me flamuj dhe fotot e tij në duar

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT