• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E KAM SQARUAR ME ATË QË KA ÇEKIÇIN”/ Ekstradohet sekseri. Foli me gjyqtarin për lirimin e të dënuarit (EMRI)
Home
Aktualitet
Drejtësi

“E KAM SQARUAR ME ATË QË KA ÇEKIÇIN”/ Ekstradohet sekseri. Foli me gjyqtarin për lirimin e të dënuarit (EMRI)

24 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Interpol Tirana ka ekstraduar dy ditë më parë Alban Bucin, i njohur si sekseri i gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili u dënua me 2 vite e 6 muaj burg në muajin nëntor.

Buci, i cili është miku i ngushtë i Gentian Dodës, personi që përfitoi lirinë pas vendimit të gjyqtarit Miri, dyshohet se është personi që ka ndërmjetësuar mes tyre. Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për aferën korruptive kishte nisur më 26 janar të vitit 2017. Çelësi i këtij hetimi kanë qenë telefonatat nga burgu të Gentian Dodës me të afërm e miq, që i ka porositur për të paguar 30 mijë euro për gjyqtarin, mes tyre edhe personi i ekstraduar Alban Buci.

Përgjimi i një numri telefonik të përdorur në qeli nga Doda, i dënuar për një ngjarje të vitit 1997 në Burrel, ka sjellë dyshimet e arsyeshme për përfshirje në aferën korruptive të disa personave. Gentian Doda u kërkonte personave jashtë burgut që t’i siguronin një shumë prej 30 mijë eurosh, që dyshohet të jetë përdorur për ryshfet në Gjykatën e Apelit.

PERGJIMET

“Panorama” po risjell përgjimet e bisedave telefonike, mesazhet dhe përgjimet ambientale që gjenden në dosjen e Prokurorisë, në bazë të të cilave u arrestua gjyqtari Shkëlqim Miri, që janë publikuar edhe një vit më parë.

Episodi më i qartë ku flitet për gjyqtarin që do të merrte paratë, është një bisedë telefonike që nëna e Gentian Dodës, Bukurie Doda, ka bërë me mikun e tij, Alban Buci, i cili u ekstradua dy ditë më parë. Buci e siguron nënën e Dodës se i biri do të dalë, pasi e ka sqaruar me atë që ka çekiçin (duke iu referuar gjyqtarit).

Më poshtë, përgjimet e zbardhura në dosjen e Prokurorisë.

Në një bisedë telefonike të datës 23 maj 2017, në orën 12:00, Gentian Doda udhëzon të afërmin e tij për sigurimin e parave. “Do me plotësu si do që të jetë, kur të japin ky 15 euro. Kështu që ti sa ke aty. I ke 15 euro të gatshme apo ke 14? Sa janë? Duhet të plotësosh 30 dhe t’i çosh diku me Albanin”, thotë Doda.

Pas mbledhjes së parave, ato i janë dorëzuar Kujtim Mirit në një lokal në zonën e Fushë-Krujës, më 23 maj 2017.

Ky veprim është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Më datë 23 maj 2017, pas largimit nga lokali, shtetasi Alban Buci rezulton e provuar të ketë shkëmbyer disa mesazhe me shtetasin Gentian Doda në lidhje me takimin e mësipërm, ku ky i fundit i shpjegon se: “…po ashtu në orën 08:30 po shkojmë se o tu prit ai burri huj…”.

Në komunikimin telefonik të datës 25 maj mes Alban Bucit dhe nënës së Gentian Dodës, Buci i jep asaj garanci se i biri do të lirohej nga burgu.

“Rri pa merak, se e kam sqaruar unë atë punë. E kam sqaruar pardje me atë që ka çekiçin. I kam sqaruar gjërat. I kam dhënë një thes me dokumente. Shyqyr ka me dalë dhe ai se na ka fikë më. S’kemi as brekë me vesh s’kemi. Jemi shkund krejtë. S’kemi çar me i bë tjetër”, thotë Buci.

“Veç të dalin, pas Zotin”, thotë Bukure Doda, nëna e Gentian Dodës. “I thashë atij gjyqtarit, daku mos kërko më se s’kemi çarë me të dhënë tjetër, veç shpirtin”, shprehet Buci.

Shkëlqim Miri u dënua me 2 vjet e 6 muaj burgim

Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri, i cili u arrestua në nëntor të vitit 2017, me afro 33 milionë lekë në shtëpi, u dënua në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Ndërkohë që përfitoi ulje me një të tretën e dënimit për shkak se pranoi gjykim të shkurtuar, ndonëse nuk pranoi fajësinë. Në vendimin e dhënë më 27 nëntor, afro një vit pas arrestimit, Gjykata e dënoi Mirin me 2 vite e 6 muaj burg. Kushëriri i tij, Kujtim Miri, i cili u akuzua si “sekseri” që i dha paratë Shkëlqim Mirit, në përfundim u dënua me një vit e 8 muaj heqje lirie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS FITORES SE PARË ME UNITED/ Solskjaer do të ketë kontakt të vazhdueshëm me Fergusonin
Previous article "PO I QANTE SHPIRTI PËR PAK..."/ Ky është detaji në FOTON e Kejvinës që tregon për operacionin plastik

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT