• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E KAM GATI ZËVËNDËSUESIN TËND”/ Rama “kusht” në tavolinë Benet Becit: Nëse…
Home
Politikë

“E KAM GATI ZËVËNDËSUESIN TËND”/ Rama “kusht” në tavolinë Benet Becit: Nëse…

20 May, 2023 s.autor Politikë

Në podcastin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka ndarë bisedën me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, dhe me fituesin e Big Brother, Luiz Ejlli, ku nuk kanë munguar as batutat e shakatë mes tyre.

Duke bërë shaka, Rama i tha Becit se në rast se nuk jeton me kohë të plotë në Shkodër, atëherë zëvendësuesin e ka gati, duke iu referuar në këtë rast Luizit.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Lëri se këto i dimë. Se plehrat po nuk i bëre dhe plehrat do vi do të fus në kazan vetë. Ky pastaj po të dojë le të vejë kapakun. Benet, kam një pyetje shumë serioze, se nuk e kemi bërë këtë muhabet. Sot takohemi për herë të parë pasi u përshëndetëm aty tek selia kur erdhët me Mamicën. Tani ti je bërë kryetari i bashkisë së Shkodrës. Unë shpresoj shumë që ti do jetosh në Shkodër e nuk do jesh si disa kryetarë bashkie në historinë e këtyre viteve që votohen atje, janë nga atje apo kanë një lidhej me atje dhe pastaj e bëjnë Tiranë – atje, e atje – Tiranë çdo ditë.

 

“Unë nuk jam bukëshkelës”, Luizi përballë Ramës dhe Benet Becit: I thashë jam në rrugë të madhe…
Benet Beci: Po filluam projektet e mëdha bashkë, aty më ke.

Edi Rama: Jo, jo. Projektet e mëdha i bëj vetë unë.

Benet Beci: Ishte një mënyrë…

Edi Rama: Unë nga kryetari i bashkisë kur bëhet fjalë për projektet e mëdha, dua vetëm mos të më pengojë, të më ndihmojë, të bëjë ato gjërat e thjeshta, por për rrugët e brendshme, duhet mbështetje dhe bashkëpunim me bashkinë dhe unë po nuk erdha të pi një kafe, në shpinë tënde në Shkodër, ku ti do jetosh e po nuk pashë…

Luiz Ejlli: Po më ra këpuca në gropë..

Edi Rama: Jo, jo, po nuk pashë që ti, me TIMS-in e regjimit, po nuk pashë që ti të premten në darkë nisesh për Tiranë e të dielën në darkë vjen në Shkodër, të jemi shumë të qartë.

Luiz Ejlli: Çunat i ke te Ura e Bahçallëkut.

Edi Rama: Të jemi shumë të qartë, se ma tha Ermali i Vlorës, një çun i shkëlqyer dhe besoj që është zgjedhja e duhur, ishte në punë të vetë në ambasadë dhe bëmë disa anketime, pamë kush mund të jetë figura e re dhe dilte që ishte një njeri që mund të na garantonte dhe mbështetjen e njerëzve, por e di që është djalë shumë korrekt e punëtor. E më tha kur vajtëm, se u takuam që kur ishte kandiduar, u takuam kur shkuam tek takimet e Vlorës e duke folur më tha, “çfarë pret nga unë”? i thashë, të rrish pa gjumë. Nëse ti rri pa gjumë çdo gjë tjetër është ok. Kështu që nga ty unë pres të rrish në Shkodër, Benet. Këtë mos ta diskutojmë sepse pastaj do na hape shumë probleme e larg qoftë se unë një zëvendësues e kam gati.

Luiz Ejlli: Fillojnë mocionet e mosbesimit,

Edi Rama: Jo po kemi dhe zëvendësuesin gati. Kështu që, shumë faleminderit. Luiz, ishte vërtetë kënaqësi. Edhe një herë uroj të kesh një jetë të lumtur me bashkëvuajtësen. Benet, uroj që sa më shpejt, jo nesër, por…

Benet Beci: Unë jam tashmë në Shkodër, nuk kam lëvizur. Kështu që do vazhdoj të rri atje.

Edi Rama: Me shtëpi, me faturë dritash, po që konsumon drita aty kur Shkodra fle. Kazan më kazan për të parë pastrimin. Ti jap unë recetat e mia se kështu kanë qenë kazanët si në Shkodër, se janë pjesë e votimit me zemër ato dhe ta them unë si pastrohen, por vetëm të më rrish atje zgjuar.

Benet Beci: Atje jam, nuk do kthehem më nga Shkodra.

Edi Rama: Jo për t’u kthyer do kthehesh ti. Se do ndërrohesh, do bëhesh.

Benet Beci: Jo po aty më ke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBRËMJET E VERËS PO AFROJNË/ Zbulohet se çfarë i tërheq më shumë mushkonjat në erën e trupit të njeriut
Previous article GJYKATA E MATIT APO E KORÇËS? Zgjidhet “përplasja”, ja cila do të shqyrtojë kërkesën për lirim të Zani Çaushit

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT