• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E kaluara e Lulzim Bashës si pjesë e grupit të hetimit kundër UÇK-së, nuk mund të fshihet!
Home
Politikë

E kaluara e Lulzim Bashës si pjesë e grupit të hetimit kundër UÇK-së, nuk mund të fshihet!

14 November, 2020 F.autor Politikë

Lulzim Basha është munduar që në nisjen e karrierës së tij që të maskojë të shkuarën e tij në Kosovë, si pjesë e hetimeve të Hagës ndaj luftëtarëve të Kosovës, me njëmijë e një mënyra që pikërisht kanë bërë të kundërtën kanë nxjerrë në pah më shumë atë që ai e mban fshehur. Ndoshta nuk do të ndodhte gjithë ky trazim nëse ai do të tregohej i sinqertë që në fillim, pasi edhe një tjetër politikan shqiptar, Artan Grubi, krahu i djathtë i Ali Ahmetit, ka qenë përkthyes në Gjykatën e Hagës dhe nuk e ka fshehur asnjëherë. Madje gjithmonë, edhe në të shkuarën edhe sot, ka folur hapur për faktet që ai ka ndjekur si intepret në shqip i zyrtarëve të drejtësisë kombëtare.

Basha është munduar që këtë të kaluar ta maskojë me patriotizëm, duke thënë që është nip Kosove, duke marrë titullin qytetar nderi në Mitrovicë, duke marrë flamurin e Boletinëve, veprime që kanë rënë në sy që pikërisht janë bërë të për të fshehur të kaluarën e tij me “kleçkë”. Nuk mund të fshihet, pasi është fakt qënia e Lulzim Bashës si pjesë e stafit të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në Kosovë. Pasi janë letrat, dokumentet që janë publikuar e figuron emri i tij. Nuk mund të fshihet qënia e Bashës si pjesë e grupit të punës të antropologut peruan Jose Pablo Baraybar, i cili sihte mjek ligjor i Hagës dhe ka hetuar në fshatrat e Kukësit e në Mat për UÇK-në, ku siç ka deklaruar dhe ai vetë: “Përkthyesi im quhet Lulzim Basha”.

Kreu i PD-së, nuk mund të mohojë apo fshehë humbjen e kasetës së Milaim Bellanicës nga Krusha e Madhe, ku ishte xhiruar masakra famëkeqe e Krushës. Të gjitha këto janë fakte, ku ka dokumente, flasin njerëz, me emër me mbiemër, me zë edhe me figurë. Vetë avokati i njohur në Kosovë, Tom Gashi thekson se emri i Lulzim Bashës është në dosjet penale dhe civile që janë transferuar në ministrinë e Drejtësisë së Kosovës që janë kapicë në arkiv. Këta dosje, thjesht duhet të hapen nga dikush, të shfletohen e të dalin përpara publikut. Vetë Lulzim Basha, deklaroi të enjten te Sokol Balla se ai nuk ka interes që të sqarojë këtë çështje, pasi sipas tij ai “është patriot dhe ka gjyshin nga Kosova. Po dosjet ku është emri i tij apo firma që siç tha zoti Gashi janë penale dhe civile përse nuk i kërkon dhe t’i bëjë publike? Është e vetmja rrugë për t’ju përgjigjur dëshmive me emër e mbiemër me zë dhe me figurë. E kaluara e Bashës që siç e ka akuzuar Taulant Balla mbante maskë kur përkthente marrjen në pyetje të luftëtarëve të UÇK-së”, ndodhet atje tek ato dokumente e shkresa zyrtare… (Gazeta Shqip)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA ALEXANDRE PATO TEK MARIO MANDZUKIC/ Këta 10 sulmues mund të transferohen falas nga klubet
Previous article "AI ME SIGURI DO TË FITONTE"/ Bolt modest para Ronaldos: Patjetër, sot ma kalon në shpejtësi

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT