• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E KALUARA E ERRËT/ Vrasës dhe trafikantë, kush janë shqiptarët që u arratisën nga burgu grek
Home
Breaking News

E KALUARA E ERRËT/ Vrasës dhe trafikantë, kush janë shqiptarët që u arratisën nga burgu grek

5 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mesnatën e së mërkurës katër persona u arratisën nga qelitë e paraburgimit në Athinë. Ata janë tre shqiptarë dhe një gjeorgjian. Ky i fundit u kap menjëherë sapo kapërceu gardhin e burgut, ndërsa tre shqiptarët arritën të largoheshin. Megjithatë, pasditen e djeshme njëri prej shqiptarëve të arratisur 35 vjeç u kap nga policia greke në zonën e Manida, në një vendbanim rom ku qëndronte i fshehur.

Por, cili është profili i të burgosurve që sharruan hekurat e dritares së qelisë?

Shtypi grek ka zbardhur të kaluarën e tyre. I burgosuri gjeorgjian ka vrarë pronarin e një taverne në Selanik më 4 Shtator 2013 me qëllim për ta grabitur.

Shqiptari 35-vjeçar që u arrestua dje është i akuzuar për trafik droge. Në kërkim mbeten ende dy shqiptarë të tjerë, 38 dhe 27 vjeç. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e një shtetasi shqiptar për shkak të trafikut të drogës. Ndërkohë që 38-vjeçari tjetër akuzohet për trafik droge. Të dy këta të fundit ndodhen në arrati dhe po kërkohen gjerësisht nga policia. Media greke “Zougla” publikoi dje fotot e tre shqiptarëve që u arratisën nga qelia. Ata janë me iniciale B.K., M.F. dhe Z.A.

Në paraburgimin ku ndodhi arratisja ka nisur një hetim i brendshëm për të zbuluar se si mundën të largoheshin katër të burgosurit. Ata sharruan hekurat e qelisë që ndodhej në katin e dytë të ndërtesës dhe zbritën prej andej duke përdorur çarçafët dhe batanijet. Një arratisje spektakolare e kanë konsideruar mediat greke. Katër oficerë policie të paraburgimit u morën në pyetje ditën e djeshme, të cilët ishin përgjegjës në momentin kur tre shqiptarët dhe gjeorgjiani arritën të thyenin sigurinë e burgut. Ndërkohë, paralelisht po vijon dhe një hetim administrativ për zbatimin e rregullave nga punonjësit e paraburgimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e Ross Barkley
Previous article Serie A/ Verona sfidon Napoli-n dhe tabunë “San Paolo”

F.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT