• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E KA VESHUR POZICIONIN E SAJ…”/ George W. Bush për Merkelin: Grua me parime dhe zemër të madhe
Home
Nderkombetare

“E KA VESHUR POZICIONIN E SAJ…”/ George W. Bush për Merkelin: Grua me parime dhe zemër të madhe

15 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

“Angela Merkel e ka veshur pozicionin e saj shumë të rëndësishëm me dinjitet dhe ka marrë vendime shumë të vështira. Ajo ka bërë atë, që ishte më e mira për Gjermaninë, dhe e ka bërë duke u bazuar në parime”, u shpreh ish-Presidenti i SHBA George W. Bush në një intervistë me Ines Pohl, drejtuese e zyrës së DW në Uashington, përpara vizitës së fundit të Merkelit në Shtëpinë e Bardhë të enjten më 15 korrik.

Intervista u zhvillua në rezidencën verore të familjes Bush në Maine dhe është pjesë e dokumentarit të DW: “Angela Merkel – kancelarja në kohë krizash”. DW do ta transmetojë dokumentarin para zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.

Dallas Ausstellung mit einem Gemälde von Angela Merkel
Lidhur me tërheqjen e trupave të NATO-s nga Afganistani, Bush u shpreh: “Gratë dhe vajzat afgane do të përjetojnë vuajtje të patreguara. Ky është gabim. (…) Ata lihen thjesht në dorë të fatit, për t’u vrarë nga këta njerëz shumë brutalë. Më dhemb në zemër”. Ai tha se supozon, që Angela Merkel „ndjen po të njëjtën gjë”.

Bush paralajmëroi lidhur me varësinë e Gjermanisë nga gazsjellësi rus Nord Stream 2. “Sa më shumë një komb, që nuk është demokraci e hapur, zë për fyti ekonomikisht një demokraci, aq më i vështirë bëhet pozicioni strategjik i njerëzve atje”, tha presidenti.

Shtimi i tendencave populiste në të gjithë botën është për Bushin një sinjal i “zhgënjimit me shoqërinë”. “Rreziku i vërtetë” vjen megjithatë nga teoritë e konspiracionit.” Do të duhen politikanë të fortë, për të hedhur poshtë disa nga këto ideologji qesharake, ekstremiste – si në krahun e majtë ashtu edhe në të djathtin.”

Qendrimi Merkelit lidhur me krizën e refugjatëve në vitin 2015, “është udhëhequr nga dhembshuria njerëzore”, tha Bush. “Ka qenë padyshim një vendim i vështirë politik për të, por ajo mori në dorë iniciativën”. Bota ka nevojë për “udhëheqës, që bazohen në parime”.

Deustchland Schröder und Bush gehen auseinander
Xhorxh W. Bushit dhe ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder

Thëniet e Bushit për drejtimin e Merkelit si kancelare qëndrojnë në kontrast me ato për ish-kancelarin Gerhard Schröder. Bush tha se Schröder e ka përdorur atë “politikisht për rizgjedhjen e tij”. “U bë shumë personale. Disa anëtarë të kabinetit thanë gjëra, që nuk duhet t`i kishin thënë”.

Zgjedhja katër herë e Merkelit flet “shumë për sukseset e saj”, u shpreh Bush. Ai e quajti kancelaren “personalitet drejtues me sensibilitet, një grua që nuk ka frikë të udhëheqë” dhe një model për gratë dhe vajzat. “Ajo është një person shumë i matur dhe i përzemërt, që ka arritur të mbijetojë në një mjedis politik mjaft të ashpër”, shtoi Bush.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Shkurte Gashi bën daljen e parë publike me familjen dhe rrëfen të pathënat nga jeta
Previous article VENDIMI/ KKT miraton lejen për tunelin e Llogorasë dhe parkun e Karavastasë, kalojnë disa resorte e vila në Jug

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT