Partia Socialiste ka vijuar edhe sot me anëtarësimet e reja, ku ka qenë radha e Njësisë 5, zonë nga e cila ka dalë deputet Pandeli majko.
Në një takim anëtarët e rinj, ku të pranishëm ka qenë, Edi Rama, Pandeli Majko dhe Blerina Gjylameti, nuk janë kursyer as batutat. Gjatë dhënies së kartave të anëtarësimeve, Rama ka treguar dhe një histori me Majkon, kur ta ishin në “luftë”.
REPLIKAT
Rama: Kartën e parë me këmbë të mbare e jep Pandi, se Pandi gjithmonë ka pasur këmbë të mbarë. Ndonjëri dhe i ka humbur rrugës, por disa…
Majko: Unë dua të bëj një ndryshim nga herët e tjera, dua që kartën ta jap një nga protagonistet e partisë…
Rama: Kur u bëra kryetari i partisë me Pandin ishim kështu, jo në luftë, por në distancë luftarake. Se Pandi nuk donte që të bëhesha unë kryetar partie që të jemi të qartë, se ju nuk e dini historinë, dhe unë u bëra. Mirë po Pandi u zgjodh sekretar i përgjithshëm, mirë po Pandi nuk e kishte gëlltitur dot këtë punë. Unë shkova tek zyra e Pandit dhe i thash “vajti si vajti kjo u bënë, ti nuk më deshe, por ja ku me kë unë këtu jam”. Më pa dhe në tha “ti hiqi çorapet e kuqe, martohu dhe me mua je në rregull”. E donte kryetarin e partisë të martuar.


