• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BE e ka akuzuar për hetime të cekëta, Hajdarmataj prokurori kundër Tahirit: Europianët kërkojnë të prishin imazhin tonë!
Home
Breaking News

BE e ka akuzuar për hetime të cekëta, Hajdarmataj prokurori kundër Tahirit: Europianët kërkojnë të prishin imazhin tonë!

20 October, 2017 Editor Breaking News

Besim Hajdarmataj, drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ka nisur një hetim ndaj Sajmir Tahirit bazuar në “raportimet e mediave”, është kritikuar edhe më parë nga misioni ndërkombëtar i BE-së për ligjet në Shqipëri, për mungesë thellimi në hetimet e tij.

Ditën e premte, në Komisionin e Mandateve, Hajdarmataj pranoi se kërkesa për arrestim bëhej sepse ai kishte formuar bindjen që “Tahiri ishte pjestar i grupit kriminal, nisur nga raportimet e shtypit”.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që 45-vjeçari Hajdarmataj urdhëron arrestimin e dikujt, pa pasur prova konkrete.

Misioni “Pameca” i Bashkimit Europian, në një raport të publikuar nga “TV Klan”, fajëson Prokurorinë e Krimeve të Rënda për neglizhencë në të paktën tre raste të tjera.

Sipas tyre, ka qenë i paarsyetuar në ligj kërkesa e pezullimit që Prokuroria dërgoi për drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Njëkohësisht, ky institucion urdhëroi arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, pa prova të mjaftueshme për këtë.

Gjithashtu, ky raport thotë se Prokuroria e Krimeve të Rënda gaboi taktikisht, duke urdhëroi arrestimin e parakohshëm të Shullazit, gjë që vendosi në rrezik të gjithë procesin hetimor pasi ende nuk ishte grumbulluar provat e nevojshme kundër tij.

Për të gjithë këto akuza, Hajdarmataj është përgjigjur përmes një shkrese, në të cilën e konsideron si të pavlefshëm raportin e “Pameca”-s dhe akuzon misionin e Bashkimit Europian për dëmtimin e reputacionit të Prokurorisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tradita e cuditshme: ushqim mbi trupin e femrave
Previous article ISH PRESIDENTET/ Godasin Obama dhe Bush: Tramp, politika te shekullit te 19!

Editor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

VRASJA E POLICIT NË MALIQ/ Kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi Aktualitet

VRASJA E POLICIT NË MALIQ/ Kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër Aktualitet

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT