Pas 3 ditësh e humbur, është gjetur në Fushë- Krujë 15-vjeçarja Ergita Liço. Babi i saj Miklovani tregon për Report Tv se vajza është gjetur në një shtëpi të braktisur.
“Vajzën ma mbanin në një shtëpi të vjetër, të braktisur nuk e linin të dilte jashtë. Nuk e di kush janë personat apo qëllimet”, rrëfen babai.