• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E HUMBA NJËRIN DJALË”/ Thirrja dëshpëruese e babait: Më ndihmoni ta shpëtoj të dytin! (VIDEO)
Home
Sociale

“E HUMBA NJËRIN DJALË”/ Thirrja dëshpëruese e babait: Më ndihmoni ta shpëtoj të dytin! (VIDEO)

16 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në Pezë Helmës, një fshat shumë pranë kryeqytetit. Një baba, ka kërkuar ndihmën e stafit të “Shqiptarëve…”, për të shmangur një tragjedi të dytë.

Mustafa Ҫela, punon në ndërtim, por jo ҫdo ditë gjen punë. Atij i duhet të mbajë familjen prej 5 anëtarësh, por sprovat e shumta e kanë munduar e sfilitur deri aty ku s’mban më.

“Jam nga brenda njeri i shkatërruar totalisht po kaloj shumë sprova të forta” shprehet ai para kamerës.

E gjithë jeta e tij ka qenë një ecejake nëpër korridoret e spitaleve. Korridore të cilat i duken më të ftohta se varri dhe ku nuk dëshiron të shkelë për asnjë moment.

Kjo është fotografia e Ervisit, djalit 16 vjeҫar të cilin Mustafai dhe Erzeta e rritën me plot sakrifica.

“Në spital nuk arriten t’ia gjenin diagnozën, djali iku pa diagnozë. .Doktoresha na tha nuk e kemi gjetur dot.. Djali më thonin po jeton me ditë, e humba”

Ndërsa Mustafai është i sakatuar shpirtërisht, Erzeta duket sikur qëndron me e fortë, por jo, dhimbja që ajo e mban përbrenda po gërryen dita-ditës. Ervisi nuk jeton më, dhe kjo është një plagë që për prindërit nuk do të mbyllet kurrë.

“E shtruam tek 6 katëshi në QSUT. Atje nuk më thoshin gjë, se si ishte gjendja e fëmijës tim” shprehet Mustafai.

Ndërkohë që sëmundja e Ervisti po përparonte, papritur e njëjta sëmundje i shfaqet edhe Selmanit, djalit të vogël.

“i bëmë analize se djali i vogël nuk po merrte zhvillimin e duhur. Atë ditë që djali i madh ndërroi jetë, i vogli Selmani ishte shtruar në spital. Mjekja më tha se djalin e vogël duhet ta dërgojmë për kurim jashtë vendit. Ai ka të njëjtën diagnozë më djalin që ndërroi jetë. Kemi 12 vjet që vuajmë dyerve të spitalit. Vetëm vuajmë, nuk duam të humbim djalin tjetër”.

Selmani vuan nga Aplazia Modulare, një lloj Leuҫemie dhe ka nevojë urgjente për transplant të palcës kurrizore. Mundësia dhe shpresa e fundit për të është ky transplant, dhurues i së cilës do të jetë Anxhela, motra e tij. Operacioni duhet të kryhet në Turqi dhe kushton rreth 160 mije euro. Kjo shumë mbulohet nga spitali, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë me shtetin Turk, por familjes u duhet të qëndrojnë në Ankara për rreth një vit, dhe nuk kanë asnjë të ardhur për ta përballuar jetesën jashtë vendit.

Dy prindërit janë duke pritur me ankth përgjigjen përfundimtare të analizave të vajzës, nëse palca e saj përputhet plotësisht me atë të djalit. Nëse ajo del negative, do të ishte një tragjedi e madhe për familjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INVESTIMET/ BSH: Flukset e investimeve direkte, 21.1% më pak në fund të shtatorit
Previous article STILI I RRUGËS/ 6 super ide si ti veshim getat rrjetë pa ngjarë e ekzagjeruar

F.autor

Postime të ngjashme

NDODH NË SHKODËR/ Arrestohet 23-vjeçari për transport ilegal emigrantësh drejt Malit të Zi Aktualitet

NDODH NË SHKODËR/ Arrestohet 23-vjeçari për transport ilegal emigrantësh drejt Malit të Zi

U OFRUAN PARA POLICËVE TË RRUGORES/ Procedohen 3 drejtues mjetesh në Durrës dhe Kavajë Aktualitet

U OFRUAN PARA POLICËVE TË RRUGORES/ Procedohen 3 drejtues mjetesh në Durrës dhe Kavajë

PARASHIKIMI/ Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe Aktualitet

PARASHIKIMI/ Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT