• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E GODITËN ME HEKUR DHE E HODHËN NË DET/ Vrasja e 21-vjeçares në Greqi, ndryshon rrjedha e hetimeve
Home
Breaking News

E GODITËN ME HEKUR DHE E HODHËN NË DET/ Vrasja e 21-vjeçares në Greqi, ndryshon rrjedha e hetimeve

15 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autoritetet greke vazhdojnë hetimet ndaj Aleksandër Lucës dhe shokut të tij Manolis Koukouras lidhur me ngjarjen e rëndë në ishullin Rodos, ku studentja 21-vjeçare Eleni Topaloudi u vra tragjikisht.

Dy ditë më parë, laboratori i mjekësisë ligjore të policisë greke konfirmoi se në hekurin me të cilin dyshohet se është qëlluar në kokë studentja, u gjetën gjurmë gishtash të 20-vjeçarit shqiptar.

Mirëpo, hetimet duket se po marrin një rrjedhë tjetër. Shtypi grek raporton se pavarësisht faktit se janë gjetur shenja të gishtave të Aleksandër Lucës, kjo nuk do të thotë medoemos se ka qenë ai personi që ka qëlluar studenten. Analizat laboratorike nuk kanë përfunduar plotësisht pasi hekuri ishte hedhur në det dhe për shkak të qëndrimit të zgjatur në ujë ekziston mundësia që të mos gjenden të gjitha shenjat e gishtave. Dy të rinjtë kanë pranuar përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin si personin që goditi me hekur në kokë Elenin.
Ndërkohë, mamaja e 21-vjeçarit grek Manolis Koukouras, ka thënë se djali i saj ka qenë i varur nga substancat narkotike dhe është në fazë rehabilitimi. Ky pohim ka shtuar dyshimet e hetuesve ndaj shokut të shqiptarit, pasi besojnë se i riu mund të ketë vepruar nën kushte të rënduara psikologjike. Për shkak të problemeve nga varësia e drogës, 21-vjeçari Manolis Koukouras nuk ka përfunduar as shërbimin e detyrueshëm ushtarak, raportojnë mediat greke.

Nga ana tjetër, shqiptari Aleksandër Luca është transferuar në burgun e Grevenas dhe qëndron në qeli me bashkëpunëtorin e tij Manolis Koukouras, pasi dhunua në paraburgimin e Avlonës. Sipas shtypit helen, kjo mund të jetë një manovër e hetuesve për të parë sjelljen e dy të pandehurve me njëri-tjetrin në rrethanat kur ende nuk është zbuluar cili nga të dy ka qenë personi që goditi me hekur në kokë 21-vjeçaren dhe kush mori vendimin për ta hedhur trupin e saj në det.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se Eleni humbi jetën nga mbytja, çka do të thotë se ajo ishte gjallë para se të hidhej në det. Studentja ishte dhunuar dhe abuzuar nga dy të rinjtë para se ata ta lidhnin nga këmbët dhe ta hidhnin në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIMET NË EKZEKUTIM/ Ja sekreti i Leo Messit në goditjet e lira... (FOTO)
Previous article "BALLKANI PO DRIDHET"/ Pas Leonorës dhe Unikatili uron për "Ushtrinë e Kosovës" (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT