• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E GODITA ME GRUSHT NË FYTYRË…”/ Rrëfehet vrasësi i shqiptares në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

“E GODITA ME GRUSHT NË FYTYRË…”/ Rrëfehet vrasësi i shqiptares në Itali

17 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

“E godita në fytyrë me grusht, nuk e di sa herë. Bërtiti pak.” Kështu ka rrëfyer në gjyq 24-vjeçari Mark Samson, duke treguar për herë të parë çfarë ndodhi para se të vriste ish-të dashurën e tij, studenten shqiptare 22-vjeçare Ilaria Sula.

Pas tre orësh marrje në pyetje, ku herë tentoi të ndryshojë versionin dhe herë të ulë përgjegjësinë, ai bëri pranimin e parë për dhunën para vrasjes. “Nuk e godita vetëm për mesazhet. Kisha shumë zemërim të mbledhur, nuk di çfarë më ndodhi”, tha ai.

Është hera e parë, gati një vit pas ngjarjes së 26 marsit 2025, që i riu, i cili është në gjyq për vrasje me dashje me motive të dobëta dhe me paramendim, pranon se e kishte goditur me grushte vajzën.

Më parë, edhe pse kishte pranuar vrasjen, ai kishte deklaruar se e kishte goditur me bërryl përpara se ta qëllonte me thikë. Tani ndryshon version dhe shpjegon arsyen: “Kisha lexuar bisedat e saj, u zemërova dhe e godita. Por nuk ishte vetëm për mesazhet. Një pjesë e mavijosjeve në dorë i kam marrë duke e goditur atë. Mbaj mend që bërtiti pak”.

Në sallën e gjyqit, prokurorja i tregoi edhe fotot e fytyrës së dëmtuar të vajzës. Mbrëmjen e asaj dite lidhja kishte marrë fund: “Ajo donte të më linte, por e bëra unë i pari. Ajo më tha: ‘Po ti po më lë mua?’ Por më pas më tha se për të gjithsesi kishte mbaruar”, rrëfeu ai.

Duke shpjeguar çfarë i kaloi në mendje, shtoi: “Kisha emocione negative, kisha mbledhur zemërim sepse gjithmonë isha unë që kërkoja falje. Atë mëngjes, në dhomën time, Ilaria më shikonte dhe unë lexova tek ajo një ajër sfide. Dhe nuk kisha parë të gjitha bisedat e saj me një tjetër”.

Para se të fliste për grushtet, babai i 22-vjeçares u largua nga salla i tronditur, i paaftë të dëgjonte si ishte vrarë e bija. Edhe nëna e saj e ndoqi menjëherë për ta mbështetur.

Gjatë dëshmisë, i riu pranoi edhe se kishte gënjyer vazhdimisht vajzën: “Është e vërtetë, i kam treguar shumë gënjeshtra. Nuk ishte e vërtetë që po merrja dy diploma dhe as që kisha mesatare 27. Ajo e kishte zbuluar. Më tha se i kisha thënë gjithmonë të pavërteta dhe më ktheu unazën dhe letrën e fejesës”.

Ai pranoi se pas kësaj marrëdhënia ndryshoi: “Nga ai moment gjithçka ishte ndryshe. Ajo donte më shumë liri, të merrte frymë. Më tha se ishte regjistruar në Tinder”. Pa e kuptuar ajo, ai i kishte marrë kredencialet e Instagramit, Tinderit dhe emailit.

Kur ajo shkoi në shtëpinë e tij më 25 mars 2025, ai kishte një ide të vetme: “Doja që të më thoshte të vërtetën. I thashë një shoku: e mbyt në akuarium nëse nuk ma thotë”. Ai pranoi edhe se kishte bërë komente vulgare për të, ndërsa i tregonte një shoku bisedat e saj me një tjetër.

Megjithatë, mbeten ende shumë pikëpyetje për atë që ndodhi atë natë. Ai ka deklaruar se kishte pasur një marrëdhënie intime me të më 25 mars, por kjo është vënë në dyshim nga prokurorja, pasi pak më parë ata ishin ndarë dhe ai kishte vendosur të flinte në divan, ndërsa ajo kishte shkuar në shtrat.

Ai ka treguar gjithashtu se atë mëngjes i kishte çuar mëngjes në shtrat, duke i dërguar një tabaka me një thikë, mortadelë dhe kafe. Por për mortadelën nuk është gjetur asnjë gjurmë,e as për tabakanë ndërsa sipas shoqeve, Ilaria nuk hante asgjë në mëngjes. Prania e thikës është e sigurt, pasi ajo rezulton të jetë arma e krimit./CorrieredellaSera

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRSHKALLËZIM I KONFLIKTIT/ UNICEF: Mbi 1 milion njerëz janë zhvendosur në Liban për shkak të luftës, fëmijët duhet të mbrohen
Previous article PAMJET/ Shpërthen zjarri në një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët

s.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT