• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E GJURMUAM ME…”/ Koloneli në Dubai rrëfen si u kap “bosi” shqiptar i kartelit të KOKAINËS. Eldi Dizdari…
Home
Breaking News

“E GJURMUAM ME…”/ Koloneli në Dubai rrëfen si u kap “bosi” shqiptar i kartelit të KOKAINËS. Eldi Dizdari…

19 September, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Denis Matoshi alias Eldi Dizdari u arrestua dy ditë më parë në Dubai në kuadër të operacionit “Los Blancos”, që goditi kartelin shqiptar më të madh të kokainës që është zbuluar deri tani. Por si u zbulua vendndodhja dhe provat që çuan në arrestimin e Dizdarit? Koloneli Saeed Al Qamzi nga Departamenti i Personave në Kërkim në Policinë e Dubait në një intervistë për mediat vendase tregoi se pas informacioneve nga Italia, shqiptari po mbahej në monitorim për cdo lëvizje që bënte, raporton Abcnews.al.

“Pas shkëmbimit të informacionit me autoritetet italiane, ne identifikuam vendndodhjet e trafikantit të drogës  dhe monitoruam lëvizjet e tij të përditshme dhe e arrestuam sapo morëm konfirmimin” shtoi koloneli Al Qamzi. “Së bashku me kriminalët e tjerë i dyshuari arriti të  kontrabandonte dhe transportonte qindra tonë drogë në Evropë përmes porteve detare” tha ai.

Koloneli shpjegoi se Eldi Dizdari do t’i dorëzohet autoriteteve italiane të Interpolit. Shefi i policisë gjithashtu vlerësoi përpjekjet e bëra nga departamenti i përgjithshëm i ekipit të hetimeve, i cili  lokalizoi, gjurmoi dhe ndaloi të dyshuarin.  “Një ekipi oficerësh elitë iu caktua detyra menjëherë pasi shkëmbyen informacionin e nevojshëm me autoritetet italiane dhe Interpol” tha gjeneralmajori Al Mansouri.

Por cili ishte roli i Eldi Dizdarit? Sipas hetimeve, Dritan Rexhepi siguronte lëndën narkotike nga Ekuadori, e cila sillej në rrugë ilegale në Europë dhe këtu shpërndahej më pas nga grupi i Eldi Dizdarit, i cili njihet ndryshe edhe si Denis Matoshi. Nga operacioni “Los Blancos” janë sekuestruar miliona euro dhe tonelata kokainë, ndërsa u arrestuan 30 persona në 10 shtete, mes tyre 10 shqiptarë. /Abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO BËHET VIRALE/ Simulim i turpshëm, Bruno Fernandes lë nam kundër Palace (VIDEO)
Previous article PASIMI I FRIKSHËM I MESSIT NGA 30 METRA/ Griezmann gjen golin dhe përqafon "Pleshtin" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT