Juvina Jani është personi të cilit i takon mandati i ish-deputetit Eduard Halimi pas dorëheqjes së këtij të fundit për arsye personale.
E pyetur nga gazetarët, Jani ka pranuar që është kontaktuar nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha për mandatin, por që e ka refuzuar atë.
Ajo thotë se në këto momente mandati i deputetes nuk është i përshtatshëm duke qenë se duhet të përkushtohet më tepër ndaj djalit të saj i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.
“Për kurimin e tij duhet të udhëtojë jashtë vendit” tha për “Panorama” Juvina Jani.
Juvina Jani u listua e 6 në qarkun e Beratit ku PD mori vetëm 1 deputet. Por demokratet nuk zbatuan detyrimin e kodit zgjedhor për të vendosur 1 zonjë në 3 pozicione në listë dhe për këtë arsye u gjobitën nga KQZ. Sipas kodit zgjedhor në një qark ku në forcë politike ka gjobë, deputetët meshkuj zëvendësohen me femrat.


