• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E FUNDIT/ Zbardhet vendimi i “Kushtetueses” për shtyrjen e datës së zgjedhjeve
Home
Politikë

E FUNDIT/ Zbardhet vendimi i “Kushtetueses” për shtyrjen e datës së zgjedhjeve

10 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk ka ndikim në situatën e krijuar pas dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të anuluar zgjedhjet e 30 Qershorit. Edhe në rast se ajo do të ishte funksionale, nuk do të kishte kompetencë për ta shqyrtuar dekretin e kreut të shtetit.

Kjo për faktin se vetë kjo Gjykatë, në një rast të ngjashëm, atë të vendimit të Presidentit Bujar Nishani, për shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, nga 18 Qershori në 25 Qershor, pas një ankimimi të bërë nga partia “Forca Rinia”, ka vendosur që kompetencën për ta shqyrtuar çështjen e ka Gjykata Administrative. 

“Në rastin konkret, Kolegji konstaton se akti ndaj të cilit është ushtruar ankim, dekreti i Presidentit të Republikës, i cili është një akt administrativ individual, pasi ka për objekt vetëm caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Për këtë arsye, Kolegji çmon se ky akt nuk hyn në juridiksionin e kësaj Gjykate, por në juridiksionin e gjykatave administrative dhe për këtë arsye, kërkuesi nuk legjitimohet t’i drejtohet kësaj Gjykate me objektin sipas kërkesës”.

Edhe për rastet e pretendimeve se dekreti i Presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve mund të bjerë ndesh me Kodin Zgjedhor, Gjykata thotë çështja shqyrtohet në Gjykatën Administrative ose në Kolegjin Zgjedhor.

“Përputhja apo jo e dekretit të Presidentit të Republikës me dispozitat e Kodit Zgjedhor nuk është në juridiksionin e kësaj Gjykate, por në juridiksionin e gjykatave administrative apo, sipas rastit, të Kolegjit Zgjedhor dhe si e tillë nuk mund të shqyrtohet nga kjo Gjykatë”.

Me argumentet e mësipërm, Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos e marrë në shqyrtim kërkesën për pezullimin e dekretit të Presidentit për ndryshimin e datës së zgjedhjeve, duke i dhënë përgjigje shteruese çështjes se kush janë institucionet gjyqësore që duhet të japin përgjigje për këto raste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFIRMOHET NË MERKATON E VERËS/ Transferohet tek Reali i Madridi mbrojtësi francez...
Previous article DËSHIRON TË LUASH ME MESSIN APO CR7? Vinicius bën zgjedhjen befasuese

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT