Është dhënë vendimi “Arrest me burg” për Endrit Vejsiun, vëllain e moderatores Alketa Vejsiu, deri në përfundimin e hetimeve. Vejsiu u kap më 4 bomba me sahat dhe kanabis në makinë. Arrestimi i Vejsiut dy ditë më parë në aksin Lezhë- Laç.
Pasi ka dalë nga Gjykata, Vejsiu ishte me pranga në duar dhe i shoqëruar me policë, dhe i ka bërë thirrjes mamasë që ishte e pranishme që të mos mërzitej.
“O ma mos u mërzit”, kanë qenë këto fjalët e vetme që ka thënë Vesjiu pasi ka dalë nga gjykata.
Njoftimi i policisë për arrestimin e Endrit Vejsiut:
Si rezultat, u bë i mundur kapja e shtetasit Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot – Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.
Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse.


