Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmjë në Sarandë.
Burime për “Balkanweb” thane se dyshohet se është qëlluar me pistoletë dhe me kallashnikov.
Dyshohet po ashtu se është shkëmbyer zjarr në kodrën mbi rrugën e 5 të qytetit.
Policia shprehet se ende nuk dihet sakësisht se me cfarë është qëlluar.
Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje.


