Komiteti i Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile është mbledhur sot për të raportuar rreth situatës së deritanishme nga përmbytjet në vend. Rreth 3,300 banesa janë dëmtuar deri tani nga përmbytjet, mbi 128 mijë abonentë janë pa energji elektrike në të gjithë vendin ndërsa situata mbetet kritike në kaskadën e lumit Drin, Hidrocentralin e Komanit ndërsa në Vaun e Dejës kanë filluar shkarkimet, bëjnë me dije eskpertët e EC.
NJOFTIMI
Situata mbetet problematike edhe në kaskadën e lumit Drin. Edhe në Koman dhe Vaun e Dejës situata mbetet kritike. Vau i Dejës ka filluar shkarimet por nuk ka pasoja si pasojë e shkarkimeve.
Rrugët janë pothuajse të lira. Energjia elektrike ka rreth 128 mijë abonentë pa energji. Gjëja e mirë është që hidrovorët kanë funksionuar pa problem. Sa i përket banesave kemi rreth 3,300 banesa të prekura dhe të dëmtuara. Shkollat janë të mbyllura.
MASAT
Ka patur një angazhim të jashtëzakonshëm të strukturave, emergjencat, Forcat e Armatosura, OSHEE-ja meriton falenderim të veçantë. Opinioni publik është mbajtur i informuar. Për herë të parë kemi bashkëpunuar me operatorët telefonikë për të përcjellë informacione. Në Vlorë dhe Fushë-Krujë janë bërë evakuime. Rreth 6,400 forca njerëzore janë angazhuar për situatën. /newsbomb.al