• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E FUNDIT/ Presidenti Donald Trump shkarkon nga detyra Rex Tillerson, ja kush e zëvendëson
Home
Nderkombetare

E FUNDIT/ Presidenti Donald Trump shkarkon nga detyra Rex Tillerson, ja kush e zëvendëson

13 March, 2018 Ina.Autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar nga posti i kryediplomatit Rex Tillerson, duke e zëvendësuar atë me drejtorin aktual të CIA-s, Mike Pompeo.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka njoftuar përmes rrjetit social Twitter shkarkimin e tij, duke e falënderuar atë për shërbimin e deritanishëm dhe duke shprehur besimin se Sekretari i ri i Shtetit, Pompeo do të bëjë një punë fantastike.

Trump nxitoi ta bënte i pari publik këtë lajm, ndërsa vetëm disa çaste më vonë është publikuar letra e presidentit nga Shtëpia e Bardhë.

“Jam krenar të nominoj drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, Mike Pompeo, në postin e Sekretarit tonë të Shtetit. Mike ka shërbyer me devotshmëri në ushtrinë amerikane, ka mbaruar studimet e larta me nderime në Harvard dhe shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve me një rekord të provuar të punës së tij. Si drejtor i CIA-s, Mike ka marrë lavdërime nga anëtarë të të dyja partive, duke forcuar grumbullimin e të dhënave të shërbimeve sekrete, duke modernizuar aftësitë tona mbrojtëse dhe sulmuese, e duke ndërtuar lidhje të afërta me miqtë e aleatët tanë në komunitetin ndërkombëtar të shërbimeve sekrete. Eksperienca e tij në ushtri, Kongres dhe si kreu i CIA-s e ka trajnuar mjaftueshëm mirë për të marrë rolin e tij të ri, ndaj kërkoj konfirmimin e tij të shpejtë”, shkruan Trump.

Një zyrtar i lartë i administratës i ka thënë CNN-it se presidenti Trump i kishte kërkuar Tillersonit të jepte dorëheqjen që të premten, e ndoshta mosbindja e tij ka detyruar kreun e Shtëpisë së Bardhë të ndërmarrë hapin e shkarkimit.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara mendon se është koha e duhur për tranzicion, duke qenë se përpara priten bisedimet me Korenë e Veriut dhe disa negociata të ndryshme tregtare. Ai i kërkoi Tillersonit të dorëhiqej të premten”, shprehet burimi i CNN.

Në një deklaratë të shkurtër drejtuar medias, Pompeo është shprehur “thellësisht mirënjohës” që ka shërbyer deri më tani në krye të CIA-s.

“I jam thellësisht mirënjohës presidentit Trump që më lejoi të shërbej si drejtori i CIA-s, por edhe për këtë mundësi për të shërbyer nga tani e tutje si Sekretar Shteti. Lidershipi i tij e ka bërë Amerikën më të sigurtë dhe mezi pres ta përfaqësoj atë dhe popullin amerikan në mbarë botën, për të avancuar prosperitetin e Amerikës”, shkruan ndër të tjera Pompeo.

Ndërkohë, Gina Haspel, e cila ka mbajtur deri më tani postin e zv.drejtoreshës së CIA-s, nominohet për të pasuar drejtorin Pompeo, duke u bërë kështu e para femër në krye të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës.

“Mike dhe Gina kanë punuar së bashku për më shumë se një vit, e kanë krijuar një respekt reciprok tejet të madh”, vijon më tej Trump. Në fund, edhe falënderimi për Rex Tillersonin për shërbimet e tij. “Një marrëveshje e madhe është realizuar gjatë 14 mujave të fundit, ndaj i uroj atij dhe familjes së tij gjithë të mirat”.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 15 mësime jete për të korrur sukses dhe njëkohësisht, për të qenë të lumtur. Të gjithë duhet t’i lexojnë…
Previous article Rekord pikësh, Skënderbeu pret të festojë titullin në ndeshjen ndaj Kukësit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AKSION BRENDA TUNELIT TË SKËRFICËS/ Policia ndalon 31-vjeçarin që po transportonte armë (EMRI) Aktualitet

AKSION BRENDA TUNELIT TË SKËRFICËS/ Policia ndalon 31-vjeçarin që po transportonte armë (EMRI)

SHBA NIS SULME TË REJA NDAJ IRANIT/ Trump paralajmëron Teheranin të sillet më mirë Botë

SHBA NIS SULME TË REJA NDAJ IRANIT/ Trump paralajmëron Teheranin të sillet më mirë

SKANDALI NË FILIALIN E POSTËS SHQIPTARE NË DURRËS/ Policia jep DETAJE: Si u “zhdukën” 69 mln lekë të pensioneve nga drejtoresha dhe dy punonjëset Aktualitet

SKANDALI NË FILIALIN E POSTËS SHQIPTARE NË DURRËS/ Policia jep DETAJE: Si u “zhdukën” 69 mln lekë të pensioneve nga drejtoresha dhe dy punonjëset

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT