Një person është plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të shtunës përpara bashkisë së qytetit.
Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plagosjes dhe kapjen e autoreve.
Ndërkohë ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, pasi është një zonë e frekuentuar.


