Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, në zonën e Skelës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri: B.B., 18 vjeç.
I plagosuri mësohet se është transportuar në spitalin Rajonal për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca policore.
Mbetet ende e paqartë dinamika dhe arsyet e ngjarjes.



