Një person dyshohet se ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri pasditen e sotme pranë një pike karburanti te rrethrrotullimi i luleve në hyrje të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur te “Rrethrrotullimi i Luleve”, kurse autorët e krimit janë larguar drejt Bradasheshit, si dhe kanë djegur makinën në një ullishte.
Ndërkohë, menjëherë pas krimit janë nisur drejt Elbasanit forcat RENEA, ato të FNSH dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.


