Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u përgjigjet në Twitter akuzave të liderit të opozitës Lulzim Basha pas arrestimeve në Librazhd. Basha e akuzoi ministrin Lleshaj si vegël të kryeministrit.
Ministri Lleshaj në twitter:
Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend!
Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!


