• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/  Klement Balili para drejtësisë, ja kur do jetë seanca e parë
Home
Breaking News

E FUNDIT/ Klement Balili para drejtësisë, ja kur do jetë seanca e parë

8 February, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pasi i eshte konfirmuar masa e arrestit, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar datën 25 shkurt ora 10:00 si daten e mbajtjes se seancës se parë të gjykimit ndaj Kelment Balilit, i njohur edhe si “Eskobari i Ballkanit”.

Ne dosjen ne ngarkim te tij jane keto akuza: “trafik të narkotikeve”, “grup të strukturuar kriminal”, “mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim parash”.

 

 

Emrat e gjyqtareve

Pak kohe me pare u zbardhen emrat e 3 gjyqtarëve të Krimeve të Rënda që do të gjykojnë në themel, dosjen ndaj Klement Balilit.

Në shortin e hedhur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, u zgjodhën gjyqtarë të çështjes Liliana Baku, Ardit Mustafa dhe kryesuese, Flora Haradinaj.

Kujtomë që pas arrestimit ndaj Klement Balilit u vendos masë sigurie “arrest me burg”, po ashtu dhe avokatët  tij në një seancë të dytë kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar.

AKUZAT

1. “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
2. “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”.
3. “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
4. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

VETËDORËZIMI

Klement Balili u dorëzua te numri një i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, para një godine të vjetër që ndodhet mes Delvinës dhe Finiqit në mëngjesin e 15 janarit. Pikërisht në atë vend, Balili zbriti nga automjeti “Mercedez ML”, me të cilin kishte udhëtuar deri në pikën e takimit dhe hipi në makinën “Range Rover” të Ardi Veliut. Nga aty u nisën drejt Tiranës, duke bërë ndalesën e parë në Komisariatin më të ri të kryeqytetit, atë Nr.6, që u inaugurua para pak ditësh.

“Peshku i madh”, Klement Balili, është i arrestuari i parë VIP që hyri i shoqëruar në ambientet e rikonstruktuara të Komisariatit në Kombinat. E që aty, pas procedurave standarde u transportua drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe qëndroi aty deri dje, kur edhe doli për herë të parë para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Prej afro dy vitesh, Policia e Shtetit kishte realizuar disa operacione për arrestimin e Klement Balilit dhe të gjitha kishin dështuar. Mediat dinë vetëm disa nga këto operacione, si ato që realizoheshin në fshatrat e Delvinës, por edhe në Shkodër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEZOS DHE TRUMP/ Një intrigë që ka pushtuar SHBA-në dhe i ka të gjitha: Pushtet, para, seks dhe shantazhe
Previous article PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS/ Mundësi e re punësimi për të rinjtë, Rama: Hidhini një sy…

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt Aktualitet

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

PROTESTA E PD/ Shtyrje mes Balliut e efektivëve, pason hedhja e spray-t me piper Aktualitet

PROTESTA E PD/ Shtyrje mes Balliut e efektivëve, pason hedhja e spray-t me piper

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT