Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Lajmin per kete zhvillim kaq te papritur brenda kabinetit qeveritar, e ka dhene vete kryeministri Edi Rama, teksa ka bere nje postim ne rrjetet sociale.
Nuk ka ende asnje arsye zyrtare perse kreu i Ministrise se Brendshme, prej kaq kohesh nen akuzat dhe kerkesen e hapur te opozites per te hequr dore nga posti, te kete vendosur te largohet nga detyra.
Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse. pic.twitter.com/cfB7ADwzgy
— Edi Rama (@ediramaal) October 27, 2018


