Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak. Mësohet se një burrë është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 në Shijak ku një 67-vjeçar i ka vënë flakën vetes në rrethana të rënduara psikologjike. Familjarët nuk mundën ta shpëtonin.


