Policia e Vlorës ka arritur të kapë pak minuta pas ngjarjes dy nga autorët e grabitjes së furgonit, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm.
Policia e Shtetit njofton zyrtarisht se efektivët iu janë vënë nga pas autorëve dhe kanë arritur t’i kapin dy prej tyre në kodrat e Panajasë.
Policia ka sekuestruar dy armë zjarri kallashnikov si dhe mjetin me të cilin u larguan autorët.
***
Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një furgon në orët e para të ditës së sotme në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit rreth orës 09:00 minuta.
Sipas burimeve të Report Tv autorët kanë marrë një çantë, ndërsa brenda sipas të dhënave të para dyshohet se kishte rreth 10 mijë euro.
Leket vinin nga Italia nga persona që jetojnë në vendin fqinj, ndërsa i kishin dërguar për tek të afërmit e tyre, por nuk kanë shkuar në destinacion.
Furgoni i përkiste një agjencie që bënte linjën Firence-Vlorë nëpërmjet tragetit, ndërsa shoferi i tij është Dëfrim Balili.
Ai sapo kishte parkuar pranë stadiumit, furgoni ka rënë pre e grabitjes. Tre autorët kanë vepruar me shpejtësi. Report Tv siguron pamjet e furgonit që u grabit.
Ndërkohë që policia është vendosur në ndjekje, duke arrestuar njërin nga autorët rreth një orë pas ngjarjes, ndërsa ka sekuestruar dy armë kallashnikov dhe makinën me të cilën u larguan. Aksioni vijon për të kapur edhe dy personat e tjerë.


