Në orët e para të mëngjesit të së premtes persona ende të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e thikës kanë grabitur një banesë në lagjen nr 1 në Librazhd.
Grabitësit kanë hyrë në banesën e shtetasit K.A dhe kanë marrë një sasi lekësh dhe disa bizhuteri. Nga grabitja nuk ka perona të lënduar. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


