Izet Haxhia fiton të drejtën për t’u rigjykuar, rihapet dosja Azem Hajdari.
Izet Haxhia, i dënuar në mungesë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, ka dalë sërish sot përpara Gjykatës së Tiranës.
Përpara trupës gjykuese, ish-truproja i Sali Berishës ka bërë një akuzë të fortë në drejtim të këtij të fundit, kur tha se ish-kryeministri ka paguar 1 milion euro për ta vrarë atë në Turqi. Izet Haxhia flet për një atentat të dështuar ndaj tij.


