• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E FUNDIT/ Gjykata e Krimeve të Rënda thërret Sali Berishën të dëshmojë në gjyqin e SHULLAZIT
Home
Shqipëri

E FUNDIT/ Gjykata e Krimeve të Rënda thërret Sali Berishën të dëshmojë në gjyqin e SHULLAZIT

13 February, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ish-drejtori i Përgjithshëm i Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në policinë e Shtetit Ardian Çipa dhe shtetasja Marsida Musai, e cila rezulton të jetë larguar nga Shqipëria, do të dëshmojnë në gjyqin kundër Emiljano Shullazit. Mësohet se Musai është bashkëshortja e bashkëpuntorit të drejtësisë Ylvi Beqja, i cili në disa seanca më parë gjyqësore dëshmoi kundër Emiljano Shullazit, Gilamdo Danit dhe tre personave të tjerë të këtij grupi kriminal.

Emri i Berishës në këtë çështje ka dalë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili teksa dëshmonte para gjykatës së Krimeve të Rënda tha se personi që ka dijeni të plotë mbi kërcënimet ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, është Sali Berisha, pasi sipas Tahirit ky person ende pa filluar hetimet nga policia ka shkruar një status publik në profilin e tij në “FB”, duke denoncuar disa prej anëtarëve të këtij grupi se kishin kërcënuar dy profesorët e nderuar.

Kaq ka mjaftuar që i pandehuri Shullazi dhe avokatët e tij, të kërkojnë në gjykatë thirrjen si dëshmitar të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili do pyetet mbi rrethanat se si ishte vënë në dijeni të këtyre kërcënimeve dhe çfarë dinte mbi këto kërcënime të profesorëve. Po kështu seancën e radhës pritet të paraqitet në gjykatë si dëshmitar dhe Ardian Çipa, ish-kreu i Krimeve të Rënda dhe krimit të organizuar, sot drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve pranë Ministrisë së Brendshme.

Njëherësh avokatët i kanë kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të njoftojnë për t’u paraqitur si dëshmitarë në gjykatë dhe shtetasen Marsida Musai. Kjo e fundit rezulton të jetë gruaja e biznesmenit dhe bashkëpuntorit të prokurorisë, Ylvi Beqja. Nga sa mëson “Shqiptarja.com” Musai është larguar nga Shqipëria në një vend të sigurt, për shkak të kërcënimeve që ka marë ajo dhe familja e saj. Ndërkohë në seancën e sotme kundër pesë të pandehurve të prokurorisë kanë dëshmuar në gjykatë tre dëshmitarë.
/Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Transportonin drogë nga Roma në Londër. Si u zbuluan dy shqiptarët (FOTO)
Previous article Gënjeu për takimin me Putinin, jep dorëheqjen ministri i Jashtëm i Holandës

F.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT