Gjykata Penale vendos 1 vit burgim pë ish-deputetin Ervin Salianjin, (vuajtja me një burg të zakonshëm), dënim i cili do të konvertohet në shërbim prove.
Gjykata gjithashtu shpalli fajtor edhe të pandehurit e tjerë. Albert Veliu u dënua me 3 vjet 5 muaj burg, Fredi Alizoti me 2 vjet burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi dënohet me 6 muaj burg, dënim që konvertohet 100 orë pune në publik.


