- UPDATE / NGJARJA TRAGJIKE NË VLORË
Fillimisht u dyshua si zjarr aksidental, por tani shtëpia e familjes Hoxhallari në Vlorë është mbushur me efektivë policie që po e studiojnë si skenë krimi ngjarjen dhe po marrin në pyetje shumë persona.
Edhe vetë bashkëshortja e viktimës po merret në pyetje.
Gjithashtu në polici janë shoqëruar edhe kunata e viktimës, që kanë pasur konflikt prej kohësh për një shumë lekësh të vjedhur nga bashkëshorti i saj që aktualisht ndodhet në burg.
Ekspertiza mjekoligjore përcaktoi shkakun e vdekjes së 43-vjeçarit, i cili ka pasur shembje në kokë, ndërsa 73-vjeçarja ka pasur shenjë në qafë.
Si pasojë e zjarrit që shkrumboi një banesë në lagjen “1 Maji” kanë humbur jetën nënë e bir, Selkie dhe Novruz Hoxhallari.
Pritet që dy viktimave t’u bëhet një ekspertizë më e thelluar mjeko-ligjore.


