Nën masa të rrepta sigurie është zhvilluar sot seanca për pretencën e bandës së njohur me emrin “Shullazi”.
Prokuroria këtë herë mundi që të lexonte pretencën për anëtarët e bandës, duke kërkuar 64 vjet burg për 6 anëtarët e kësaj bande.
Për Emiliano Shulalzin që njihej dhe si kreu i kësaj bande organi i akuzës kërkoi 17 vite burgim, ndërsa për anëtarët e tjerë kishte masa më të lehta.
KËRKESA E PROKURORISË
Emiliano Shullazi 17
Gilmando Dani 15
Endrit Qyqja dhe Endirt Zela 11
Blerim Shullazi 10 vite
PRETENCA
Jepet sot pretenca për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij. Pas dështimit të seancës së kaluar, që ishte parashikuar të mbahej më 25 shtator, ditën e sotme forca të mëdha policore kanë zbarkuar tek Krimet e Rënda, për të monitoruar nga afër situatën.
E gjithë policia, forcat speciale, FNSH me armatim të rëndë ka zbarkuar dhe ka rrethuar institucionin dhe zonën përreth, ndërsa nga pamjet e siguruara nga ‘BalkanWeb’ shihen edhe autoblindat. Kujtojmë se çështja “Shullazi” shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda. Siç u raportua edhe pak ditë më parë, arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore ishte pas kërkesës së Blerim Shullazit, i cili deklaroi se ishte i sëmurë.
Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, por ata sot nuk janë prezent në seancë, ndërsa kafazi i hekurt është bosh. Në sallën e gjyqit janë vetëm avokatët e tyre.