Gjatë një operacioni ditën e sotme është arrestuar nga policia prokurori i Kukësit Edmond Karriqi. Prokurori akuzohet si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ka ndodhur gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës. Për ngjarjen është ndaluar edhe shoferi i prokurorit.
Pas arrestimit policia ka bërë edhe kontrolle në banesën e prokurorit.
Karriqi ka qenë edhe prokuror i çështjes së këngëtares Fjolla Morina, e cila u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës.


