Ardian Kola do jetë kryetari i Partisë Socialiste në Sarandë. Në garë ishte edhe Armand Hysi.
Në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS në Sarandë, kandidati Armand Hysi u tërhoq nga gara para votimit.
Asambleja votoi në mënyrë unanime kandidatin Ardian Kola, i cili do të udhëheqë PS në Sarandë për një mandat 4 vjeçar.



