Aksident i rëndë në fshtin Barbullush në bashkinë Vau Dejës. Një motorçikletë është perplasur me një makinë përpara komisariatit të policisë në Barbullush.
I plagosur rëndë është drejtuesi i motorçikletës ndërsa demtime të lehta ka marrë drejtuesi i mjetit Ena Mondi dhe një pasagjer që ndodhej në motorçikletë. Mjeti tip wolavagen me targë AA 738 SH ka qenë duke prerë rrugën kur është aksidentuar me motorçikletën pa targë.
Drejtuesi i motorçikletës është transportuar me një mjet privat në spitalin e Shkodrës per ti dhënë ndihmën e parë ndërsa mësohet se ka marrë dëmtime në kokë më shumë. Policët e komisariatit të Vau Dejësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke bërë hetimet për këtë aksident të ndodhur.
Tashmë aksidentet po ndodhin edhe para komisariateve të policisë, një mesazh i fortë për gjithë shoqërinë. Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda një kohe të shkurtër.
Jo shumë larg nga aty në rrugën nacionale Shkodër Tiranë një mjet u përplas me autobusin e linjës së Kosovës i cili ndodhej plot me pasagjerë. Gjithnjë e më shumë edhe në Shkodër aksidentet po bëhen të frikshme.



