Një e ftuar në dasëm ka hedhur në internet përshtypjet negative të kateringut të një dasme në të cilën ishte pjesmarrëse, shkruan “The Sun”
Duke përshkruar nusen dhe dhëndrrin si shumë ‘kopracë’, përdoruesja e rrjetit social Mumsnet tha se ‘mëngjesi i dasmës’ ishte si një ‘pasdite çaji’ ku në menu kishte vetëm sanduiçë dhe torta.
Dukshëm e habitur nga organizimi, e ftuara shkruan: “Unë nuk e di nëse të ftuarit do të thërriten një nga një për të marrë ushqimin apo do të shkojnë më shumë se 100 vetë në të njëjtën kohë.”
Pavarësisht se kanë ftuar 70 vetë më shumë për darkë, në ceremoninë e tyre, çifti që është ‘keq për para’, nuk besoj se do të vënë ushqim mbi tavolinë.
Përveç vaktit të shtrenjtë që serviret, çifti i lumtur i ka kërkuar të ftuarve të hanë para se të vijnë për darkë.
Banketi i pazakontë i çiftit ka bërë që të ‘ndizet’ debati në Mumsnet, ku disa shkruanin se ishin dakord me të ftuarën dhe disa të tjerë këshillonin që të merrte racionet emergjente, në mënyrë që të mos e merrte uria.
Disa të tjerë dolën në konkluzionin se çifti do përfundonte në fund të dasmës me disa ‘të ftuar të dehur’, nëse nuk u japin për të ngrënë mjaftueshëm.
Komentues të tjerë u ‘hodhën’ në mbrojtje të çiftit, duke thënë se përderisa çifti e ka bërë të qartë që nuk do të ketë shumë ushqim, nuk ka arsye për t’u zhgënjyer.
Kishte edhe nga ata që sugjeruan që të ftuarit të marrin diçka nëpër lokalet që ndodhen rrugës për në dasëm, në mënyrë që të jenë disi të ngopur.


