Një aeroplan nga kompania Fly Amelia, nw tw cilin po udhwtonte Caroline Cayeux, ministrja franceze e Kohezionit Territorial dhe gati 40 pasagjerë, ka pwsuar njw aksident tw frikshwm, teksa ka dalw nga pista.
Aeroplani do të fluturonte për në Rodez (Aveyron), ndërsa doli nga pista në aeroportin Orly (Ile-de-France), pak pas orës 19:30, të enjten.
Sipas mediave vendase, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacioni Civil (DGAC) tha se gjithçka ndodhi për shkakt të kushteve të këqija të motit. Pas këtij incidenti, sipas informacioneve është mbyllur një pistë dhe të gjithë avionët vazhduan të ulen dhe të ngriheshin sipas planit, por mund të priten vonesa.
Cayeux më vonë postoi një foto të evakuimit të pasagjerëve në rrjetet e saj sociale, duke falenderuar “zjarrfikësit” dhe ekipet në aeroportin Orly për profesionalizmin e tyre.


