Një 16 vjeçar është kapur me një sasi lënde narkotike ditën e djeshme në një shkollë në Tiranë.
Adoleshenti i identifikuar me inicialet B.Z banues në Tiranë gjatë një kontrolli fizik në shkollë iu gjetën 5 doza lëndë narkotike e llojit kanabis. Materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës.
Njoftimi i plotë:
Më datë 16.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur B.Z, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Sauk, tek një shkollë, nga kontrolli fizik iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal


