• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FIKSUAR PAS REPERIT NË RRJETET SOCIALE/ Ja  kush është vajza që u bë shkaku i sherrit që çoi në mbytjen e 26-vjeçarit. U njohën në…
Home
Aktualitet
Kronikë

E FIKSUAR PAS REPERIT NË RRJETET SOCIALE/ Ja kush është vajza që u bë shkaku i sherrit që çoi në mbytjen e 26-vjeçarit. U njohën në…

21 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Martina P., apo shkurt Tina, vajza që shihni në fotot më poshtë, është 18-vjeçarja e cila u bë shkak për vrasjen e Martin Çeços nga fshati Kolanec i Maliqit, 26-vjeçari i cili u mbyt me litar dhe më pas u hodh në rezervuar.

Autorët e dyshuar për policinë janë tre, të cilët janë ndaluar dhe u lanë në burg nga gjykata e Korçës.

martina (4)

Martina P., dyshohet se kishte një lidhje intime me një prej autorëve, Valter Mollajn, por po ashtu ajo kishte nisur komunikimet përmes rrjeteve sociale edhe me 26-vjeçarin Martin Çeço.

martina (3)

Rrjetet sociale

Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, vihet re se adoleshentja ka disa profile në Facebook, ku rezulton se ajo mban si foto të profilit reperin 2Ton.

martina (2)

 

Nga profilet në Facebook të adoleshentes shihet se ajo ishte e fiksuar me reperin dhe madje në disa raste i bënte dhe vetë komentet me zemra apo shprehje vlerësimi në foto e 2 Ton që i ndryshonte si foto profili.

gg

Çfarë tregoi babai i Martinit për njohjen e të birit me Martina P.?

“Hëngri byrekë në Korçë (Vajza punonte në byrektore). Edhe i tha atij të fshatit që unë e pëlqej këtë çupën. Mua më pëlqeu tha. Shkuan në Goskovë. Aty jetonte babai i saj. Këtë e gjetën jashtë. I thanë të atit. Ky fshatari jonë i thotë që pëlqeu çupën tënde. Shumë mirë tha i ati, s’ka ndonjë. Po unë çupën e kam me shkollë tha, ajo po të dojë vetë mirë. Po unë çupën time nuk e jap në Kolanec, tha, po deshi ajo le ta marri. Vajti djali një ditë pastaj atje. Ajo ia preu. Nuk do marr gjë i tha. Ik, i tha, po s’ke për të marrë gjë. Uli kokën djali, iku me turp.

Një ditë isha me djalin unë (te dyqani i byrektores), mirëpo djali nuk hyri. Kjo më erdhi mua dhe më tha xhaxhi çfarë do. Unë mbeta, më vinte të qaja sikur e kisha evlatin tim. Erdhi solli byreçkën ajo, Martini ishte përjashta. Kjo i tha pronarit, ik shikoje e ka djalin jashtë. Doli jashtë, e pa djalin. Djalin e ke këtu, më tha ky pronari. Do marrim ca gjëra, i thashë unë, edhe pastaj do ikim. Edhe vajti se çfarë i tha kësaj në banak. Kontaktet i mbajti fshehurazi djalit. Kjo hapte Instagrame të tjera, të fshehta. Këtij tani i vinte inat, qante pse s’pranon të lidhet”, ka rrëfyer Nevzat Çeço në emisionin Unikon.

Babai i Martinit ka treguar më tej se djali i tij kërkonte të lidhej me vajzën që kishte njohur, e quajtur Martina ose shkurt Tina, por kjo e fundit nuk pranonte ta takonte por vetëm fliste fshehurazi me të në telefon.

Një ditë, pasi mbylli telefonatën me Tinën, Martinin e telefonon një person dhe e kërcënon duke i thënë se do “t’i fuste 7 plumba”. Kështu tregon babai i Martinit, i cili shprehet se e ka dëgjuar vetë këtë bisedë nga telefoni i djalit. Madje ai thotë se edhe vetë u kërcënua me vrasje nga i njëjti person.

martina (1)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GREQI/ Benzina me 1.9 euro, nafta me 1.75 euro dhe gazi me 0.45 euro
Previous article "UKRAINA I PËRKET EUROPËS"/ Scholz konfirmon furnizimin me armë për Kievin: Do vijojmë derisa të jetë e nevojshme

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen

POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë 'thyer' rregullat e qarkullimit Aktualitet

POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë 'thyer' rregullat e qarkullimit

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë… Aktualitet

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT