Një blogere Instagrami është gjetur e vdekur brenda një valixheje në apartamentin e saj në Moskë, ku jetonte me qira. Sipas mediave të huaja, ajo kishte plagë të rënda të shkaktuara nga thika.
Ekaterina Karaglanova, 24 vjeçe, u gjet të premten pasi familja e saj ngriti alarmin se nuk e kishin kontaktuar prej ditësh. Rusja, e cila ka mbi 85 mijë ndjekës në Instagram u diplomua kohët e fundit si doktoreshë.
Policia ka nisur hetimet dhe po investigon xhelozinë si një motiv të mundshëm. Ekaterina kishte nisur një lidhje të re dashurie dhe do festonte ditëlindjen e saj më 30 korrik, sipas të përditshmes ruse Moskovsky Komsmolets.


