Rikthehen tensionet në KZAZ nr3 në qytetin e Shkodrës. Kryebashkiakja Voltana Ademi ka debatuar me policinë, ku ka kërkuar që të bëhet lirimi i ambjenteve me argumentin se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve pasi presidenti Meta ka zhdekretuar 30 qershorin.


