• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 May, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

19 May, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E DINIT? Ja çfarë i ndodh trupit tuaj kur konsumoni salmon
Home
Shëndet

E DINIT? Ja çfarë i ndodh trupit tuaj kur konsumoni salmon

23 April, 2025 s.autor Shëndet

Salmoni gjithmonë është konsideruar si një ushqim shumë shëndetshm dhe një zgjedhje e mirë kur jeni në një restorant.

Por a është ai vërtet aq i shëndetshëm sa pretendohet? Çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni salmon dhe a keni vërtetë përfitime shëndetësore prej tij?

AgroWeb.org ka studiuar të gjitha informaconet në lidhje me salmonin, pse ai konsiderohet i shëndetshëm dhe madje kemi zbuluar disa nga rreziqet që vijnë nga konsumi i tepërt i tij.

Salmoni është një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3

Trupat tanë në vetvete nuk mund të prodhojnë acide yndyrore omega-3, një lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin tonë.

Acidet yndyrore Omega-3 janë një klasë e yndyrnave të pangopura, të cilat janë të shkëlqyera për shëndetin e zemrës, shëndetin e syve, shëndetin e trurit, prodhimin e hormoneve, funksionin imunitar dhe të mushkërive.

Përmban proteina me cilësi të lartë
Proteina është një makroelement i rëndësishëm për trupin tuaj, i cili ka nevojë për rritjen e kalorive, uljen e urisë dhe ruajtjen e masës muskulore.

Jo vetëm kaq, por një regjim ushqimor me një sasi të mjaftueshme të proteinave mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur.

Filetoja e salmonit do t’ju japë rreth 21 gr proteina, e cila është pothuajse gjysma e sasisë së proteinave që ju nevojitet përgjatë ditës!

Trupi juaj merr një mori ushqyesish
Së bashku me sasinë e mjaftueshme të acideve yndyrore omega-3 dhe proteinave, salmoni është tepër i pasur me vitaminën B, duke përfshirë këtu vitaminën B6 dhe B12. Këto vitamina janë tepër të rëndësishme për forcimin e sistemit tuaj imunitar.

Salmoni është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fosforit, selenit, niacinës dhe natyrisht, acideve yndyrore omega-3.

Mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë
Një fileto salmoni mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur pas vaktit.

Studimet në të cilat AgroWeb mbështetet, tregojnë se njerëzit që marrin një sasi të mjaftueshme të proteinave ka të ngjarë të konsumojnë më pak kalori sepse ndihen të ngopur mjaftueshëm.

Përmban mërkur
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekspozimi ndaj mërkurit mund të jetë toksik për sistemin tuaj nervor qëndror dhe periferik.

Sidoqoftë, në mënyrë që mërkuri të ketë efekte serioze në trupin tuaj, duhet të keni një nivel të lartë të tij në gjak.

Salmoni nuk përmban aq shumë merkur në krahasim me peshqit e tjerë, por gjithsesi është diçka për tu marrë në konsideratë dhe të mos teprohet me konsumimin e tij.

Ai mund përfshihet në mënyrë të përkryer në dietën më të shëndetshme në botë
Dieta Mesdhetare renditet si Dieta më e Mirë e vitit 2020 dhe vazhdon të jetë e tillë. Në dietën mesdhetare duhet të hani peshk të paktën dy herë në javë.

Ashtu si tuna, trofta dhe skumbri, salmoni është padyshim një pretendent i shkëlqyeshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFORMA NË DREJTËSI/ Berisha: Do e bëjmë me Venecian, Arben Rakipi mafioz që prek shkollën e magjistraturës
Previous article EMRAT/ Të akuzuar për mashtrim me Call Center dhe vjedhjen e 7 milionë eurove, Apeli i GJKKO kthen dosjen për rigjykim

s.autor

Postime të ngjashme

MBROJNË TRURIN NGA DEMENCA/ Ja pse duhet t'i konsumoni patjetër këto dy ushqime... Shëndet

MBROJNË TRURIN NGA DEMENCA/ Ja pse duhet t'i konsumoni patjetër këto dy ushqime...

RRITEN SHIFRAT/ ISHP: Më shumë se 39% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni Shëndet

RRITEN SHIFRAT/ ISHP: Më shumë se 39% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

VËMËNDJE! Njihuni me frutin që ul rrezikun e sulmit në zemër. Sasia që duhet të konsumoni Shëndet

VËMËNDJE! Njihuni me frutin që ul rrezikun e sulmit në zemër. Sasia që duhet të konsumoni

Facebook Comments

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret Blog

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT