Medikamentet që përdoren zakonisht për të trajtuar simptomat e zmadhimit të prostatës mund të ulin gjithashtu rrezikun e një lloji të caktuar të demencës (një lloj çrregullimi në tru).
Studiuesit kanë zbuluar një lidhje midis ilaçeve të zakonshme të prostatës dhe një rreziku më të ulët të demencës (DLB).
DLB përbën rreth një në 10 nga të gjitha rastet e demencës në Britani dhe shkaktohet nga grumbujt e proteinave në qelizat e trurit. Është forma e gjendjes nga e cila ka vuajtur më parë komediani Robin Williams dhe arsyeja e vetëvrasjes së tij në 2014.
Tani, ekspertët besojnë se këto ilaçe ‘premtuese’ mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përparimit të saj – apo edhe në parandalimin e sëmundjes krejtësisht.
Një ekip nga Universiteti i Iowa-s analizoi të dhënat për 643,000 burra të cilët sapo kishin filluar një nga gjashtë ilaçet për trajtimin e një prostate të zmadhuar. Tre prej ilaçeve janë tashmë të njohura për të pasi ky medikament nxit prodhimin e energjisë në qelizat e trurit.
Studimet e mëparshme sugjerojnë se kjo aftësi mund të ndihmojë në ngadalësimin ose parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Parkinson. Tre barnat e tjera nuk rrisin prodhimin e energjisë në tru.
Në përgjithësi, burrat që merrnin këto medikamente kishin rreth 40 për qind rrezik më të ulët për të zhvilluar një diagnozë DLB krahasuar me burrat që merrnin tamsulosin dhe rreth 37 për qind reduktim të rrezikut në krahasim me burrat që merrnin frenues të 5-alfa-reduktazës.
Ekipi tha se ata janë të emocionuar nga potenciali i këtyre barnave, të cilat tashmë janë miratuar, janë të lira dhe janë përdorur në mënyrë të sigurt për dekada.
“Nëse terazosina dhe këto medikamente të ngjashme mund të ndihmojnë në ngadalësimin e këtij progresi kjo do të ishte e rëndësishme për ruajtjen e funksionit njohës dhe cilësisë së jetës tek njerëzit me demencë me trupa Lewy”, shtoi Dr Simmering.
Demenca me trupa Lewy është sëmundja e tretë më e zakonshme që shkakton çmenduri, pas Alzheimerit dhe demencës vaskulare.
Simptomat mund të përfshijnë halucinacione vizuale, probleme me gjumin, probleme me shpejtësinë e të menduarit dhe gjuhën dhe lëvizjen e ngadaltë.
Duke komentuar mbi gjetjet, Dr Julia Dudley, drejtuese e strategjisë kërkimore në Alzheimer’s Research UK tha se ishte “inkurajuese për të parë studime të mëdha që eksplorojnë nëse barnat tashmë të licencuara për kushte të tjera mjekësore mund të kenë një efekt mbrojtës për sëmundjet që shkaktojnë demencë”.


