Ndonëse vendi ‘zien’ nga zhvillimet politike, ku opozita kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për shkak të vëllait të tij që sipas PD është i përshirë dhe i dënuar për trafik droge në Itali, deputeti i PD dhe politikani Genc Pollo është shkëputur për një moment nga këto zhvillime.
Mesa duket ai ka vendosur të shijojë një të dielë ndryshe. Politikani është shfaqur në version sportiv e me kapele në jug të vendit. Saktësisht në pikën turistike të “Syrit të Kaltër”.





