Dita e sotme ka qenë një ditë e zezë për të gjithë pushuesit, kjo si pasojë e kushteve të papritura atmosferike.
Sot humbën jetën dy pushues në plazhin e Durrësit dhe Gjirit të Lalëzit, përkatësisht një pushuese 5o vjeare dhe një 33 vjear me inicialet B.M, I cili ishte duke udhëtuar me motor uji kur u rrëzuar dhe u mbyt.
Ndërsa në Velipojë, Sarandë dhe Vlorë janë shpëtuar 24 pushues nga ana e policisë dhe rojeve bregdetare.
Ndërkohë po sot, në plazhin e Velipojës janë arritur të shpëtohen 22 persona në disa aksione të ndërmarra nga policia dhe nga rojet bregdetare.
Policia Kufitare dhe FNSH kanë mundur të shpëtojnë 14 pushues në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, të cilët rrezikuan mbytjen.
Fillimisht janë shpëtuar një grup prej 5 personash nga Shkodra dhe nga Kosova të cilët rrezikuan të mbyteshin në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit. Në po të njëjtin vend janë shpëtuar edhe 9 turistë çek. Po kështu rojet bregdetare në plazhin e Velipojës kanë shpëtuar një grup prej 7 personash të cilët rrezikuan të merreshin nga dallgët dhe u rrezikua seriozisht jeta e tyre.
Edhe në Vlorë u shpëtua babë e bir nga dallgët dhe vrojtuesi ëhstë shprehur se djali mezi qëndrontë nga dallgët.
Njëkohësisht edhe në Sarandë, Policia Kufitare ka shpëtuar një pushues i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit.
Pavarësisht se moti ka bërë që deti të jetë i trazuar dhe me dallgë të mëdha shumë pushues i janë drejtuar plazheve duke neglizhuar sinjalistikën e flamujve të kuq që ndalon hyrjen
/AlpeNews.al





