• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E DI SE ÇFARË…”/ Vuçiç: Zyrtarët e NATO-s po gënjejnë, ROSU nuk ka leje për veri
Home
Rajon

“E DI SE ÇFARË…”/ Vuçiç: Zyrtarët e NATO-s po gënjejnë, ROSU nuk ka leje për veri

29 December, 2018 F.autor Rajon

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka komentuar serish deklarimet e NATO-s se njësiti ROSU i Policisë së Kosovës mund të veprojë në veri të Kosovës, duke thënë se përfaqësuesit e NATO-s po gënjejnë.

“Po gënjejnë [NATO] dhe kjo nuk është hera e parë. Vetë kam kontaktuar për këtë çështje dhe e di çfarë jemi dakorduar. Ne atëherë kemi biseduar për ROSU dhe para së gjithash e kemi bërë këtë që të definojmë kushtet: kjo ishte se tytat e gjata [armatimi i ROSU] nuk mund të përdoren në veri pa pëlqimin e NATO-s dhe kryetarëve të komunave serbe”, tha Vuçiç.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare dhe NATO tani  po “bëhen të shurdhër ndaj Rezolutës 1244″.

Siç raportojnë mediat serbe, presidenti serb sërish i ka dalë në mbrojtjeje nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç, i cili nga prokuroria speciale e Kosovës po hetohet si i dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës.

Vuçiç ka thënë se prokuroria tashmë nuk ka pse ta hetojë Radojiçqin, sepse, sipas tij, “atë paraprakisht e kanë gjykuar Prishtina, mediat dhe politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç”, përcjell Telegrafi.

“Pse duhet ta hetojnë tani? Mediat mua tashmë më kanë bindur se ai është fajtor? Kanë gënjyer për të gjitha, si gjithmonë. A mendoni se unë jam i çmendur dhe i marrë të dalë e të them se janë rezultatet e hetimit të Serbisë, a guxoj të gënjej? Këto janë lojërat e tyre, në të cilat është e rëndësishme që të gjitha të hedhen mbi Serbinë, dhe të ndërmerren të gjitha masat më të rënda ndaj serbëve “, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se Serbia është e gatshme të arrestojë çdo serb me prova se ai ishte i përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit.

Presidenti  ka komentuar edhe spekulimet se Qeveria e Kosovës po shqyrton mundësinë e aplikimit të masave të tjera ndëshkuese ndaj Serbisë, siç është edhe ndalimi i qarkullimit monetar në komunat me shumicë serbe, duke thënë se me këto veprime po e sjellin Serbinë deri në atë pikë që do të duhet të ndërmarr diçka dhe të përgatitet për skenarët më të vështirë.

Ai gjithashtu ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të NATO-s, të cilët kanë thënë se njësiti ROSU i Policisë së Kosovës mund të veprojë në veri të Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA AKREPI TEK VIRGJËRESHA/ Këto janë shenjat më pafat të horoskopit për vitin 2019
Previous article PËRPLASJE E DHUNSHME E DY SHOFERËVE SHQIPTAR/ Në gjendje të rëndë fëmija 6-vjeçar dhe... (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT