Një vajzë e pikëlluar duhej të dëgjonte frymën e fundit të nënës së saj përmes telefonit.

Nëna 51 vjeç, nga Wirral në Merseyside, vdiq e vetme në kujdesin intensiv pasi u prek nga koronavirusi i cili deri më tani ka marrë gati 5.000 jetë në Britani të Madhe.

Vajza e saj Sophia Essel, 30 vjeç, duhej të qëndronte në dhomën e pritjes në momentet e fundit të nënës së saj dhe ato mund të komunikonin vetëm përmes telefonit.

Sa më shumë njerëz që injorojnë udhëzimet, aq më gjatë nuk  do më lejohet të kem një memorial për nënën time. Për fat të keq mua dhe familjes sime u është dashur të paguajmë për gabimet e njerëzve që nuk qëndrojnë brenda. Vdekja e mamit tim mund të ishte parandaluar.

Ishte vërtet e trishtuar. Unë jam personi i fundit me të cilën ajo foli. Vëllai im është në ushtri, është java e tij e parë. Të nesërmen në mëngjes ajo më telefonoi duke qarë sepse ishte shumë e frikësuar”, është shprehur ajo.

Sophia nuk lejoheshe të ulej pranë saj dhe t’i mbante dorën, por po e shikonte përmes një dritare tek mamaja që luftonte me jetën.

Ndërkohë zemra, mushkëritë dhe veshkat nuk po i funksionin siç duhej 51 vjeçares. E bija e ka telefonuar dhe ka dëgjuar frymën e saj të fundit.

“Shkova në dritaren e dhomës dhe e pashë. Mjekët e kthyen nga ne dhe ishte e tepërt. Rashë në dysheme duke qarë”, ka treguar me dhimbje Sophia.

/Ora News.tv/