• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E DHIMBSHME/ Gruaja shtatzënë dhe foshnja ndërrojnë jetë. FOTOJA e saj përloti botën
Home
Nderkombetare

E DHIMBSHME/ Gruaja shtatzënë dhe foshnja ndërrojnë jetë. FOTOJA e saj përloti botën

14 March, 2022 k.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Një grua shtatzënë dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë pasi Rusia bombardoi maternitetin ku ajo duhej të lindte, raporton Associated Press. Imazhet e gruas që po dërgohej me barelë me urgjencë në një ambulancë qarkulluan në botë, duke përfaqësuar tmerrin e sulmit.

Në video dhe foto pas bombardimit të spitalit në Mariupol të mërkurën e kaluar, gruaja u pa duke përkëdhelur pjesën e poshtme të barkut të gjakosur teksa ekipi i shpëtimit po vepronte me shpejtësi nëpër rrënoja.

Gruaja u dërgua në një spital tjetër, ku mjekët u përpoqën për ta mbajtur në jetë. Pasi e kuptoi se po humbte fëmijën, thanë mjekët, ajo u thirri: “Më vrisni tani”.

Timur Marin, një kirurg, tha se e gjeti legenin e gruas të shtypur dhe ijën të shkëputur. Mjekët kryen një operacion cezarian, por foshnja nuk kishte shenja jete, tha Marin. Më pas u përqendruan te nëna. “Më shumë se 30 minuta përpjekje për ta sjellë në jetë nuk patën rezultate,” tha Marin. “Të dy ndërruan jetë.”

Në kaosin pas sulmit, mjekët nuk patën kohë të merrnin emrin e gruas përpara se burri dhe babai i saj të vinin për të marrë trupin. Të paktën dikush erdhi për ta marrë, thanë ata, në mënyrë që ajo të mos përfundonte në një nga varret masive që po gërmoheshin për shumë prej të vdekurve të Mariupolit.

Të akuzuar për krime lufte, zyrtarët rusë pretenduan se materniteti ishte marrë nga ekstremistët ukrainas për t’u përdorur si bazë dhe se asnjë pacient apo mjek nuk kishte mbetur brenda. Ambasadori i Rusisë në OKB dhe ambasada ruse në Londër i quajtën imazhet “lajme të rreme”.

Ndërkohë, gazetarë në terren kanë raportuar për sulmin në maternitetin e Mariupolit, një qytet i rrethuar që ka më shumë se një javë pa furnizime ushqimore, ujë, energji apo ngrohje, ku energjia elektrike nga gjeneratorët e emergjencës përdoret për dhomat e operacionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA PËR RRITJEN E ÇMIMEVE/ Manifestuesit thirrje qytetarëve në Shkodër: Bashkohuni me ne
Previous article VISHUNI DUKE U ARGËTUAR/ 4 modele që duhet ti provoni me patjetër këtë sezon

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT